Mark Zuckerberg ka arritur të bëhet personi i dytë më i pasur në botë për herë të parë, duke e kaluar Jeff Bezosin e Amazon. Drejtori Ekzekutiv i Metas tani ka një pasuri neto prej 206.2 miliardë dollarësh, sipas Indeksit të Miliarderëve të Bloomberg.
Rritja e pasurisë së tij erdhi pas një rritjeje prej 10% të vlerës së tregut të Metas, e cila tani kap 1.45 trilion dollarë, falë performancës së aksioneve që arritën një nivel rekord prej 582.77 dollarësh. Kjo rritje u nxit nga zbulimi i prototipit të syzeve AR “Orion” dhe përmirësimeve të reja në teknologjinë e inteligjencës artificiale.
Megjithatë, Zuckerberg është ende afër 50 miliardë dollarësh pas Elon Musk, personit më të pasur në botë. Sipas Meta, mbi 400 milion njerëz po shfrytëzojnë shërbimet e saj me AI çdo muaj.