-sidi education-spot_img
20.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Meta mbështet Reformën Administrativo-Territoriale: Mirdita meriton rikthimin e identitetit

Kryesoret

Në një postim në Facebook, kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka përkrahur fuqimisht iniciativën përmes Reformës Administrativo-Territoriale, që kërkon rikthimin e integritetit historik dhe territorial të Mirditës.
Meta theksoi se kjo kërkesë është e drejtë dhe e nevojshme për të ruajtur identitetin e kësaj zone dhe për të kontribuar në zhvillimin e mëtejshëm të saj, duke ndaluar fenomenin e shpopullimit dhe duke shfrytëzuar potencialin natyror dhe ekonomik të Mirditës.
Postimi i Metës:
Partia e Lirisë përkrah fuqimisht iniciativën, që përmes Reformës Administrativo-Territoriale t’i jepet fund gjymtimit, njëherë e përgjithmonë, të integritetit historik dhe territorial të Mirditës.
Përkrahim me vendosmeri kërkesat tepër të drejta të komunitetit të Mirditës për rikthimin e plotë të identitetit të Bashkisë në kufijtë historike dhe etnografikë, të deformuar nga regjimi diktatorial.
Mirdita meriton një model administrativ, që ruan vlerat e trashëgimisë së vyer historike e kulturore, që i shërben administrimit më të mirë dhe efikas të jetës së komunitetit dhe që do të kontribuonte fort në ndalimin dramës së madhe të të shpopullimit të kësaj treve patriotike me resurse të jashtëzakonshme natyrore dhe ekonomike.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit