Trajneri i Kombëtares shqiptare Sylvinho, analizoi dy ndeshjet e tetorit, duke theksuar rëndësinë e përgatitjes dhe angazhimit maksimal të lojtarëve.
Ai e vuri në dukje forcën e Çekisë, por shprehu optimizëm për mundësitë e skuadrës kuqezi. Ndeshjet do të luhen më 11 dhe 14 tetor. Grumbullimi fillon të dielën.
“Kemi dy ndeshje të vështira, janë në transfertë të dyja. Çekia është e fortë, fiton centimetra dhe ka teknikë të mirë. Ka një tranzicion të shpejtë. Do jenë ndeshje të vështira”, tha ai.