Presidenti i SHBA-së Donald Trump, pak pasi njoftoi armëpushimin 10-ditor mes Izraelit dhe Libanit, deklaroi se një raund tjetër negociatash ballë për ballë me Iranin mund të zhvillohet gjatë fundjavës.
“Ndoshta, ndoshta gjatë fundjavës”, deklaroi presidenti Trump.
CNN ka raportuar se zëvendëspresidenti JD Vance do të vazhdojë negociatat e paqes, së bashku me të dërguarin për Lindjen e Mesme, Steve Witkoff, dhe dhëndrin e Trump, Jared Kushner.









