-sidi education-spot_img
22.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Bardhi: Me Ramën paratë e pista nuk fshihen por legalizohen!

Kryesoret

Kryetari i Grupit Parlamentar, Gazment Bardhi, me anë të një postimi në faqen e tij facebook ka akuzuar Kryeministrin Edi Rama se e mban pushtetin përmes lidhjeve me krimin, duke thënë se me Kryeministrin paratë e pista nuk fshihen por legalizohen.

Postimi i Bardhit

“KRIMI, KRIMI-DROGA DROGA”
🔻7.5 ton kokainë e trafikuar.
🔻 50 tendera publikë nga pushteti i Edi Ramës.
🔻 Mbi 69 milionë euro kontrata.
🔻 232 pasuri (rreth 12 milionë euro) të sekuestruara nga SPAK.
Kjo është një skedë e shkurtër e aktivitetit kriminal dhe ekonomik të vetëm një karteli shqiptar që përdorte shtetin për të pastruar paratë e drogës.
Si Jetmir Pepa në Shqipëri ka shumë grupe kriminale që trafikojnë kokainë dhe që pushteti i pajis me leje ndërtimi apo me statusin e investitorit strategjik.
Ky rast i fundit i çuar para drejtësisë nuk është i izoluar. Ky është modeli mbi të cilin Edi Rama ka ndërtuar dhe mban pushtetin.
Kjo është arsyeja pse Edi Rama refuzon të vijë në parlament dhe të përgjigjet për ndikimin e krimit të organizuar në ndërtim, për pastrimin e parave përmes lejeve të ndërtimit.
Me Edi Ramën në krye të qeverisë, paratë e pista nuk fshihen, ato legalizohen edhe që t’i shërbejnë atij për të qëndruar në pushtet, përmes blerjes, shantazhimit dhe frikësimit të votuesve.
Riciklimi i parave të pista në ndërtim, në projekte dhe kontrata shtetërore është arsyeja pse Edi Rama i fshihet debatit për raportin e fundit të Departamentit të Shtetit për Shqipërinë.
Raporti thotë e zeza mbi të bardhë: ndërtimi është një nga kanalet kryesore të pastrimit të parave në Shqipëri.
Edi Rama mund të fshihet sot, mund të heshtë sërish nesër, por dita kur do të përgjigjet pse e bëri shtetin njësh me krimin është e pashmangshme.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit