-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Sylvinho në konferencë: Na mungojnë tre lojtarë, ja pse kam ftuar përsëri Abrashin

Kryesoret

Trajneri i Kombëtares, Sylvinho, është shfaqur sot në konferencë për mediat për të komentuar grumbullimin e kuqezinjve për ndeshjet e muajit tetor në transfertë ndaj Çekisë dhe Gjeorgjisë. Ai theksoi rëndësinë e këtyre dy sfidave pas një fitoreje ndaj Ukrainës dhe një humbjeje nga Gjeorgjia.

Sylvinho njoftoi se mungojnë tre lojtarë, përfshirë Manajn, i cili u dëmtua sërish pas një rikthimi të shkurtër, si dhe Berishën dhe Bare, të cilët janë gjithashtu të lënduar.

“Sa i përket listës, ne kemi tre lojtarë që për fat të keq janë dëmtuar. Manaj është një, ai pasi u kthye bëri 42 minuta me klubin dhe doli nga ndeshja dhe deri tani nuk është kthyer. Fola me lojtarin, por as ai, as ne nuk duhet të rrezikojmë.

Abrashi është një lojtar që ka ende për të dhënë, në këtë periudhë që ka shumë ndryshime e largime natyrale lojtaresh, vijnë të ri, Berisha, Pajaziti, ndoshta Fetai i cili më pëlqen. Asllani e Mitaj janë të rinj, janë me ne, por edhe Muçi.

Kanë nevojë për Gjimshitin, Ajeti, Abrashin, janë lojtarë të rëndësishëm, janë të lidhur me fanellën e të japin një dorë me eksperiencën e tyre. Abrashi është një lojtar të cilit i besoj 100%”, tha Sylvinho.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit