Një incident i rëndë ka ndodhur në Tiranë, ku një 15-vjeçar plagosi me thikë një 14-vjeçar pas një sherri për motive të dobëta.
Ngjarja ndodhi në Laknas më 2 tetor, dhe sipas policisë, shoku i autorit, një 16-vjeçar, nuk e raportoi incidentin. Të dy adoleshentët janë nën hetim, ndërsa i plagosuri ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.
Policia ka arrestuar 15-vjeçarin dhe ka nisur procedimin penal për 16-vjeçarin për moskallëzim krimi.