Policia ka arrestuar Gentian Capon, 38 vjeç, banues në fshatin Gështenjas, Pogradec, pas përplasjes fatale që i mori jetën 40-vjeçarit Florant Palla në aksin rrugor “Korçë-Pogradec”.
Incidenti ndodhi mbrëmjen e djeshme, kur autori u largua nga vendngjarja. Pas hetimeve intensive, duke përfshirë përdorimin e dronëve dhe kontrolleve në terren, policia lokalizoi automjetin “VolksWagen” të Capos, i cili kishte pësuar dëmtime të mëdha.
Ai është arrestuar për “shkeljen e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “largimin nga vendi i aksidentit”. Automjeti është sekuestruar si provë materiale, ndërsa materialet procedurale i kaluan Prokurorisë për hetime të mëtejshme.