-sidi education-spot_img
19.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Duka: Protesta e 7 tetorit mund të sjellë tensione, por shpresoj jo si 21 janari

Kryesoret

Kryetari i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka, deklaroi se do të marrë pjesë në protestën e opozitës më 7 tetor, duke theksuar se nuk është në dijeni të skenarëve që mund të ndodhin. Në një intervistë për emisionin “Kjo Javë” në Neës24, Duka shpjegoi konceptin e mosbindjes civile dhe shprehu dyshime mbi gatishmërinë e njerëzve për të angazhuar forma të tilla të protestës.

“Mosbindja civile është mospagimi i taksave, bllokimi i rrugëve, aeroporteve etj. Por çështja është: a ka njerëz të gatshëm të bëjnë këtë punë? Mosbindje civile nuk është ajo që po ndodh në sallën e Kuvendit, apo djegia e disa karrigeve”, tha Duka.

Ai vuri në dukje se, megjithëse nuk dëshiron të ndodhin incidente si ato të 21 janarit 2011, ka mundësi që pakënaqësitë e qytetarëve të sjellin tensione. Duka theksoi se gjithçka do të varet nga numri i pjesëmarrësve dhe mbështetja popullore për protestën.

Duka e vlerësoi situatën politike aktuale, duke thënë se mazhoranca është në rënie dhe se opozita duhet të shfrytëzojë këtë situatë për të thithur votat. Ai theksoi rëndësinë e paraqitjes së figurave të reja për qeverisjen dhe nevojën për të angazhuar njerëz të rinj në politikë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit