Komisariati i Policisë së Shijakut është përfshirë nga flakët pasditen e kësaj të shtune. Zjarri ka nisur në katin e dytë të godinës dhe duket se ka marrë përmasa të mëdha, sipas pamjeve të raportuara.
Forcat zjarrfikëse janë në vendngjarje dhe po përpiqen të lokalizojnë flakët.
Ende nuk dihet se si ka nisur zjarri, ndërsa policia po punon për të zbardhur shkaqet e kësaj ngjarjeje.