-sidi education-spot_img
-0.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kurti: Perëndimi të sanksionojë bashkëpunëtorët e kriminelëve në Serbi

Kryesoret

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë thirrje për sanksione nga ana e Perëndimit ndaj personave që bashkëpunojnë me ata në listën e zezë në Ballkanin Perëndimor. Gjatë një fjalimi në Këshillin e Përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje, Kurti theksoi se Serbia duhet të kushtëzohet për përfitimet aktuale dhe të ardhshme nga Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara, duke u kërkuar që të veprojnë ndaj atyre që mbështesin organizata të shpallura si terroriste.

Kurti e cilësoi listën e zezë si një mjet të rëndësishëm për të përballuar krimin e organizuar, duke kërkuar sanksionimin e individëve që komunikojnë me organizata si “Mbrojtja Civile” dhe “Brigada e Veriut”. Ai bëri thirrje për dorëzimin e Millan Radoiçiq dhe anëtarëve të grupit të tij, të akuzuar për organizimin e një sulmi të armatosur ndaj Policisë së Kosovës, ku humbën jetën një polic dhe tre sulmues serbë.

Kryeministri kritikoi gjithashtu Serbinë për mosrespektimin e marrëveshjeve të dialogut, duke theksuar nevojën për forcimin e sovranitetit të Kosovës në veri. Ai kërkoi rivendosjen e zonës tokësore të sigurisë në kufirin me Serbinë, duke e cilësuar si një masë të domosdoshme për të mbrojtur sigurinë kombëtare.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit