Melisa Trëndafili ka rrëfyer në emisionin “Me zemër të hapur” se një ditë pas një takimi për divorcin, ish-bashkëshorti e priti jashtë punës dhe e sulmoi me benzinë, duke i vënë flakën. Ajo zbuloi se tensionet mes tyre kishin arritur kulmin kur mori vesh se ai kishte marrë borxh për të konsumuar drogë, çka kishte çuar në shkatërrimin e biznesit të tyre, një lokal.
E reja bëri thirrje për ndërhyrjen e autoriteteve, duke shprehur shqetësim për situatën e saj dhe të tjerëve që mund të përballen me dhunë. Ajo kërkoi që policia të marrë masa për të mbrojtur viktimat.
Melisa Trëndafili:
Unë dhe bashkëshorti prej kohësh kishim probleme, na shkatërruan edhe biznesin që kishim, një lokal.
Unë mora vesh se ai kishte marrë lek në lagje borxh për të pirë lëndë narkotike, ai ka ardhur edhe në spital ka mashtruar është prezantuar edhe si vëllai im vetëm për tu futur në spital.
Ne një ditë para ngjarjes u takuam dhe pimë kafe bashkë, folëm dhe ramë dakord për divorcin unë u ktheva te prindërit dhe kisha nisur punë.
Pastaj ditën tjetër, ai kishte ardhur jashtë te puna ime sapo dola une ai më pa erdhi më leu me benzinë dhe më pas më vuri flakën.
Unë i bëj thirrje shtetit, policisë të marrë masa.
U dogj nga burri me benzinë, Melisa Trëndafili rrëfen tmerrin nga spitali