Një popull i ndarë nga kufijtë, por me dallime të mëdha në kulturën e korrupsionit. Një raport i fundit nga SELDI tregon se Shqipëria përballet me nivele të larta korrupsioni, duke e renditur atë si vendin më të korruptuar në Europën Juglindore, ndërsa Kosova shfaqet si vendi me nivelet më të ulta të korrupsionit në rajon. Në Shqipëri, 40% e fitimeve përfundojnë në duar të paligjshme, ndërsa në Kosovë, kjo shifër është vetëm 10%.
Një tjetër tregues shqetësues është se 80% e shqiptarëve në Shqipëri pranojnë korrupsionin si pjesë të jetës së përditshme, duke treguar një normalizim të frikshëm të kësaj kulture. Nga ana tjetër, vetëm 7% e qytetarëve të Kosovës raportojnë se iu është kërkuar ryshfet, duke e vendosur këtë komunitet në një pozita më të favorshme përballë korrupsionit.
Diferencat mes këtyre dy shoqërive shprehin një ndarje të thellë në cilësinë e qeverisjes. Ndërsa Shqipëria ka qenë në qendër të skandaleve ndërkombëtare, Kosova po përpiqet të ndërtojë një imazh më të mirë në sytë e komunitetit ndërkombëtar, duke e ndihmuar kështu në përmirësimin e situatës së saj politike dhe ekonomike.