Pavarësisht sulmeve të vazhdueshme të Izraelit brenda Libanit operacionit tokësor që po vazhdon prej pesë ditësh në jug të vendit dhe goditjeve që kanë “gjunjëzuar” Hezbollahun, duket se SHBA-të do të tentojnë të krijojnë kushtet që do të sjellë qetësi afatgjatë në rajonin e gjerë.
Presidenti amerikan duket se ka në duart e tij një sërë veprimesh shumë specifike që SHBA synon t’i promovojë menjëherë, në mënyrë që të ofrojë një zgjidhje afatgjatë dhe t’i garantojë Tel Avivit se Hezbollahu, të paktën jo menjëherë, nuk do të përbëjë një kërcënim përsëri.
Në planin amerikan është përfshirë edhe një dispozitë e veçantë që pas zgjedhjes së presidentit në Liban, vendi do të duhet të shkojë në zgjedhje për të zgjedhur një qeveri të re, në të cilën Hezbollahu do të ketë një prani minimale.
SHBA-të e kanë të qartë se me këtë plan specifik po përpiqen të “vrasin” Hezbollahun si ushtarakisht ashtu edhe politikisht dhe t’i japin Libanit një këndvështrim tjetër. Uashingtoni, duke e kuptuar plotësisht situatën në vend, duket se ka kontaktuar edhe me Pallatin Elysee, nga ku duket se ka marrë dritën jeshile për ta promovuar.
Është e qartë se plani amerikan për të ndryshuar rrënjësisht situatën në Liban përfshin edhe një paketë ndihme financiare për të cilën Biden nuk mund të angazhohet në mënyrë specifike për zgjedhjet presidenciale.
Teherani nuk do të pajtohet, të paktën jo hapur, me këtë propozim, por presidenti i ri i vendit do të duhet t’i dëshmojë Amerikës “moderimin” e tij nëse nuk dëshiron të humbasë programin e tij bërthamor.