-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

The Telegraph: Një në 50 shqiptarë në Britaninë e Madhe ndodhet në burg

Kryesoret

The Telegraph” shkruan në një artikull të fundit se një në 50 shqiptarë që ndodhen në Britaninë e Madhe janë në burg. Bazuar tek artikulli, 1200 nga 53,000 shqiptarë që jetojnë në Britaninë e Madhe, të cilët nuk kanë shtetësi britanike, janë pas hekurave.

Po sipas shkrimit, shqiptarët kryesojnë një tabelë me më shumë se 130 kombësi të renditura në numrin e të burgosurve, ndërsa pasohen nga shqiptarët e Kosovës, vietnamezët, algjerianët, xhamajkanët, eritreasit, irakianët dhe somalezët.

Analiza e “The Telegraph” ka të ngjarë të ketë nënvlerësuar madhësinë e popullsisë shqiptare pasi nuk merr parasysh emigrantët e paligjshëm duke përfshirë më shumë se 12,000 të cilët arritën në Mbretërinë e Bashkuar me varka të vogla përgjatë Kanalit në vitin 2022.

Shqiptarët pasohen nga shqiptarët e Kosovës me 150.23 për 10.000, vietnamezët (148.88), algjerianët (124.41), xhamajkanët (110.77), eritreanët (110.7), irakianët (104.43) dhe somalezët (100.3). Të gjithë kanë më shumë se një në 100 të popullatës së tyre përkatëse në burg.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit