Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Kanalin Anglez, ku disa emigrantë, përfshirë një fëmijë, kanë humbur jetën gjatë përpjekjeve për të kaluar në Britani.
Ministri francez i Punëve të Brendshme, Bruno Retailleau, e përshkroi incidentin si një “tragjedi të tmerrshme”, duke nënvizuar se fëmija u shtyp për vdekje në një varkë.
Retailleau akuzoi kontrabandistët e qenieve njerëzore për këtë tragjedi, duke thënë se “kanë gjakun e këtyre njerëzve në duar”. Sipas mediave lokale, të paktën katër emigrantë humbën jetën në dy incidente të ndara.
Kjo ngjarje e rëndë vjen në një kohë kur fluksi i emigrantëve që përpiqen të kalojnë Kanalin Anglez vazhdon të jetë një çështje e nxehtë politike dhe humanitare.