-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Balla në Londër: Vota e diasporës, moment historik për demokracinë shqiptare

Kryesoret

Ministri Taulant Balla zhvilloi një takim me komunitetin shqiptar në Londër, ku theksoi rëndësinë e votës së diasporës për Zgjedhjet e ardhshme. Ai e cilësoi këtë moment si historik për demokracinë shqiptare, duke shprehur qëllimin e Partisë Socialiste për të mobilizuar shqiptarët jashtë vendit.

Balla shpjegoi se regjistrimi për votim do të fillojë nga 12 janari, duke ofruar mundësinë që shqiptarët që nuk ndodhen në vendin e tyre ditën e zgjedhjeve të regjistrohen online.

Ai theksoi se diaspora ka një rol të rëndësishëm në procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian, duke kërkuar angazhim nga shqiptarët për të kontribuar në forcimin e demokracisë.

Balla gjithashtu foli për përmirësimin e imazhit të Shqipërisë si destinacion turistik dhe rëndësinë e ruajtjes së gjuhës shqipe për brezat e ardhshëm.

“Ne duam që mandati 2025-2029 të ketë mundësinë, që Partia Socialiste të ketë numrat e duhur në Kuvendin e Shqipërisë, me votat e diasporës për të përmbyllur këtë fazë të rëndësishme, që lidhet plotësisht me anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian”, tha Balla.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit