-sidi education-spot_img
27.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Berisha: Arrestimi im pa prova është një përpjekje për të asgjësuar opozitën

Kryesoret

Sali Berisha iu drejtua qytetarëve sot para protestës kombëtare, duke theksuar se opozita shqiptare ka organizuar 7 protesta në 3 vitet e fundit. Ai shprehu shqetësim për arrestimin e tij pa prova, duke e konsideruar atë si një përpjekje për të asgjësuar opozitën.

Berisha kritikoi hetimet 4-vjeçare ndaj tij, duke thënë se provat ishin të pambështetura dhe se veprimet e qeverisë kanë shkelur të drejtat themelore të qytetarëve. Ai përmendi edhe dënimet e opozitarëve dhe trajtimin e pabarabartë të shqiptarëve, duke kërkuar një qeveri teknike për të rikthyer drejtësinë.

“Të gjitha këto me para të justifikuara ligjërisht deri në qindarkën e fundit! Dhe se dhëndri im si njëri nga 510 mijë qytetarë shqiptar, ish-pronar që morën pronat e tyre në vitet 2005-2013, mori dhe ai 410 m2 te pasardhësve te tij edhe te pushkatuar ne regjimi komunist
Ne vijuam sërish me protestat më masive. Me fjalime dhe denoncime. Me kërkesa legjitime për qeveri teknike. Por çfarë përgjigje morëm?
Vitin tjetër, kjo luftë kundër opozitës vazhdoj dhe u egërsua.

2024, ishte viti i zi, ku kryetarit te zgjedhur me votën e qytetarëve Edi Rama për interesa te tij mafioze e burgos dhe e dënon me dëshmitar te rreme. Ku deputetë të opozitës, burgosen mbrapa hekurave po me dëshmitar te rrem sepse denoncuan publikisht vëllain narkotrafikant të Fatmir Xhafës, i cili sot, për shkak të këtij denoncimit të guximshëm të Ervin Salinjit, Geron Xhafa gjendet në burg në Itali.
Ku drejtues te partive tjera opozitare ndiqen penalisht vetëm se janë kundërshtar politik te Edi Rames.

E pra u përpoqëm miq, në 3 vite, me 7 protesta kombëtare. Të kërkojmë të drejtat tona themelore. Nuk na dëgjuan. Gjysma e shqiptarëve u trajtuan paturpësisht si të ishin qytetarë të dorës së tretë, pa të drejta të barabarta”, deklaroi Berisha.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit