Mëngjesin e sotëm ka ndërruar jetë ish futbollisti i shquar i kombëtares dhe luftëtarit të Gjirokastrës Sefedin Braho në moshën 71 vjeçare.
Braho spikati falë talentit të tij, duke qenë një prej lojtarëve më të shquar të futbollit shqiptar në vitet 70-80. Futbollisti njihej me nofkën “shigjeta”, për shkak të shpejtësisë, elegances dhe driblimit të tij.
Në kampionatin shqiptar ai ka luajtur për Partizanin dhe Luftëtarin, ndërsa me ekipin përfaqësues ka zhvilluar 9 ndeshje, duke realizuar edhe një gol.