Kryetari i Bashkisë së Vlorës Ermal Dredha ka deklaruar se gjatë 24 orëve të pas përmbytjes të gjitha strukturat kanë punuar me përkushtim, që nga ekipet e pastrimit, shërbimet emergjente, si dhe mbështetjen nga Ministria e Mbrojtjes.
“Falë solidaritetit, kemi marrë ndihmë nga bashki të tjera, si Shkodra, Tirana, Durrësi, Berati dhe Fieri, për të vendosur situatën nën kontroll sa më shpejt të jetë e mundur.”, tha ai.
Më pas Dredha tha se në ditët në vijim bashkia së bashku me grupet do të dalin në terren për të ndihmuar qytetarët dhe për tu siguruar atyre mbështetjen financiare që tu rikthehen normalitetit në jetën e tyre.