Prej dy ditësh qyteti i Vlorës është mbuluar nga uji dhe papastëritë e ujrave të zeza për shkak të përmbytjes.
Banorët e lagjes “Karabash” në Vlorë ankohen pasi kanali kishte vite pa u pastruar edhe pse i kanë bërë thirrje bashkisë.
Banori u shpreh që hera e fundit që është pastruar kanali ka qenë para 6 vitesh.
“15 vite më parë e pastruan me goma e bënë xham. Në kohën e Lelit i prishi të gjitha e u bënë mure. Kishim kohë që u thoshim hajde pastroni e nuk vjen njeri. Shirat u përplasën skishin ku të venin. U bllokua aty. Gjithë mbeturinat prishën murin aty, shpërtheu atje (Foto) shpërtheu. Ky është kanali u ujrave që mbledh ujrat që nga pas spitalit. Atje ka qenë liqen por e kanë prishur këta miqt. E ujrat vijnë të gjithë këtu. Aty janë të bllokuara. Duhet të vijnë ta pastrojnë..” tha banori Agim Dinaj.