Një trajler i ngarkuar me çimento është përmbysur në Thumanë, por fatmirësisht shoferi ka shpëtuar pa lëndime.
Ngjarja ndodhi afër kryqëzimit të Thumanës dhe për shkak të një autoveture që i preu rrugën, drejtuesi manovroi për të shmangur një aksident më serioz.
Forcat e policisë së Krujës kanë mbërritur në vendin e ngjarjes për të hetuar shkaqet e aksidentit.