Kryetari i PD-së, Sali Berisha dhe Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta reaguan përmes postimeve në rrjetet sociale pas përfundimit të protestës së opozitës.
“Mirënjohje të përzemërt për dhjetëra mijëra qytetarë që folën qartë sonte me protestën dhe zemëratën e tyre kundër Narkoshtetit të Edi Ramës. Ndryshimin e shumëpritur nuk e ndal dot askush!”, shkroi Meta në Facebook.
Gazment Bardhi përmes një video akuzoi policinë. “Ky është momenti ku Policia e Shtetit shtyn molotovët drejt turmës së qytetarëve të pa pajisur me mjete mbrojtëse dhe që plagosi rëndë një qytetar të moshuar pjesëmarrës në protestë.
Ushtari i Ergys Agasit në krye të Ministrisë së Brendshme sajon foto me policë “të dëmtuar”, ndërkohë nuk ka informacion që janë plagosur qytetarë. E siguroj që si trashëgimtar i familjes së Enver Hoxhës, do të ketë fatin e të parëve të tij! Kriminel”.