Gjykata ka gjobitur Monika Kryemadhin dhe avokatin Kujtim Cakrani. Seanca gjyqësore ndaj ish-presidentit Ilir Meta dhe ish-deputetes Monika Kryemadhi është shoqëruar me debate dhe ndërprerje në sallën e gjyqit.
Gjatë seancës, avokati Kujtim Cakrani dhe Monika Kryemadhi u ndëshkuan me gjobë prej 10 mijë lekësh secili nga trupi gjykues, për prishje të solemnitetit dhe mbarëvajtjes së procesit. Pas seancës, Cakrani deklaroi për mediat se do të kërkojë përjashtimin e gjyqtares.









