Vijon protesta e opozitës, e cila ka nisur pa një skenar të qartë dhe pa fjalime nga drejtuesit politikë të Partisë Demokratike apo të partive të tjera opozitare.
Protestuesit u mblodhën fillimisht në Sheshin “Skënderbej”, ndërsa kanë bllokuar fillimisht rrugën te Bashkia e Tiranës.
Në momentet e para ka pasur edhe tension mes protestuesve dhe qytetarëve që kanë qenë duke lëvizur me automjete, por më pas gjithçka është qetësuar.