-sidi education-spot_img
15.9 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Sot protesta e opozitës/ Xhixho: të gjithë në shesh bashkë kundër regjimit

Kryesoret

Nënkryetarja e Partisë së Lirisë Erisa Xhixho me anë të një postimi në rrjete sociale ka bërë thirrje për pjesëmarrje në protestën e sotme që opozita zhvillon në orën 18:00.

Xhixho shprehet se sot të gjithë duhet të jenë në shesh për të protestuar kundër regjimit. Ajo thotë që secili ka një arsye për të protestuar kundër.

“Dënimeve politike për deputetët e opozitës që guxojnë të denoncojnë aferat dhe skandalet e qeverisë. Përdorimit të pushtetit për t’i mbyllur gojën opozitës dhe qytetarëve. Kapjes së drejtësisë dhe shtetit ligjor, përmes puçit kushtetues të rastit Xhaçka. Shkatërrimit të ekonomisë, duke i lënë pasuritë e vendit në duart e një grupi njerëzish pranë qeverisë.
Taksimit të profesionistëve të lirë, që pavarësisht se u rrëzua nga Gjykata Kushtetuese, nuk janë rimbursuar. Korrupsionit në shëndetësi dhe skandaleve si ai i Spitalit Onkologjik, të cilat kanë bërë që çdo familje të paguajë 60% nga buxheti familjar për shërbim shëndetësor. Çmimeve shumë më të larta se në rajon dhe vendet e BE-së, kur pagat janë më të ulëtat në rajon. Pastrimit të parave që ka zhvlerësuar euron e ka dëmtuar rëndë biznesin e vogël. Çmimit të naftës që mbahet peng nga oligopolet. Talljes së qeverisë me pensionistët, përmes një rritjeje qesharake të pensioneve që vetëm pas pak ditësh do t’ua marrë me çmimin e ri të bukës. Mosbuxhetimit dhe dështimit në arsim që e ka bërë Shqipërinë të shënojë rënien më të madhe që testet PISA kanë regjistruar ndonjëherë. Korrupsionit galopant që e ka kthyer Bashkinë e Tiranës në një gropë thithëse të taksave të qytetarëve, të cilat kanë përfunduar te drejtorët 5D dhe inceneratori fantazmë. Humbjes së shpresës për mijëra të rinj që ikin përditë nga ky vend pa e kthyer më kokën mbrapa”, shkruan Xhixho duke thënë që këto janë disa nga arsyet pse duhet që të protestojmë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit