-sidi education-spot_img
21.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Spiropali në 1-vjetorin e sulmit të Hamasit: Të kujtojmë viktimat dhe të punojmë për paqe

Kryesoret

Kryetarja e Parlamentit, Elisa Spiropali, ka reaguar në përvjetorin e parë të sulmit terrorist të Hamasit në Izrael, duke shprehur dhimbjen e thellë për viktimat dhe pengjet e këtij akti.

Ajo theksoi se ky sulm ka sjellë kosto të jashtëzakonshme njerëzore dhe se është e rëndësishme të kontribuohet për një paqe të qëndrueshme.

Ajo nënvizoi se është koha për të kërkuar kthimin e të gjithë pengjeve dhe për të punuar drejt një paqeje të ndershme dhe gjithëpërfshirëse, që do të sigurojë stabilitet për rajonin dhe botën.

Reagimi i plotë

Sot është përvjetori i parë i një akti të shumëfishtë terrorist që goditi Izraelin, me kosto të jashtëzakonshme njerëzore; dhjetra mijëra jetë qytetarësh civilë, që janë viktimat e para të një lufte, e cila e kishte nisjen një vit më parë, por që duhet të përfundojë një orë e më herët.

Dhembje pafund për pengjet njerëzore ende në robëri, për të vrarët dhe të dhunuarit e sulmit barbar, për viktimat e luftës dhe për pasojat gati të pakthyeshme që e bënë edhe vetë paqen e brishtë në rajon, një viktimë direkte të luftës që godet gjithëkënd!

Është koha që të bashkohemi për të kërkuar kthimin e të gjithë pengjeve si edhe të kontribuojmë për një paqe të ndershme, të qëndrueshme, gjithëpërfshirëse, që do të mund të garantonte siguri dhe stabilitet për rajonin e gjithë botën!

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit