Detaje të reja janë zbuluar nga vrasja që ndodhi mbrëmjen e djeshme në fshatin Gjashtë të Sarandës.
65-vjeçari Gëzim Bizoni u godit me shishe qelqi në kokë nga shoku i tij 42-vjeçar Admir Beqiri, me të cilën jetonte në një banesë prej gati 1 viti. 42-vjeçari ka qenë në gjendje të dehur, madje dhe viktima dyshohet gjithashtu. Beqiri refuzoi të ulte volumin e muzikës, ndërsa Gezim Bizoni ishte në zi për vdekjen e djalit të tij.
Sipas mjekut ligjor viktima është dërguar ditën e sotme në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Tiranë.
Goditja në kokë ka qenë e fortë, saqë i ka prekur trurin dhe kjo i ka shkaktuar vdekje të menjëhershme 65-vjeçarit.
Vrasja e 65-vjeçarit në Sarandë, kush është autori që kishte precedentë penalë