Një grua 67-vjeçe ka përfunduar në spital pas një aksidenti me biçikletë në fshatin Moritë të Maliqit.
Sipas policisë, shtetasja R. Ch. ka humbur kontrollin mbi biçikletën e saj dhe është rrëzuar.
Ngjarja ndodhi rreth orës 12:55, dhe ajo tani po merr mjekim në spitalin e Korçës, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor është angazhuar për të sqaruar rrethanat e incidentit.