Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, u ndal në protestën maratonë për të kërkuar lirimin e protestuesve të arrestuar nga policia.
Ai theksoi se PD është pranë protestuesve në çdo moment dhe u shpreh mirënjohës për qëndresën e tyre.
Berisha e përshkroi protestën si një shprehje të fuqishme të mosbindjes civile, duke theksuar se kjo lëvizje do të çojë në krijimin e një qeverie teknike dhe në sigurimin e votës së lirë për shqiptarët.
Berisha: Mirëmbrëma dhe përshëndetjet më të përzemërta.
Mirënjohjen më të pakufishme ndaj jush, të cilët mbrëmë ishit më shumë se kurrë, më të fuqishëm se kurrë, më të pamposhtur se kurrë në mosbindjen civile, marshin drejt Tiranës.
Ju me protestën tuaj, me qëndresën tuaj, rezistencën e pamposhtur, mbetët pararendës të mosbindjes civile që do sjellë qeverinë teknike dhe votën e lirë të shqiptarëve.
Të dashur miq, një përshëndetje të përzemërt dua t’u përcjell demokratëve, të cilët narko-komisarët e pabesë i kanë arrestuar, Xhevahir Rrushi, Gentian Tugën, Ilir Tushën dhe Sokol Bushkolën.
I garantoj se PD, demokratët dhe demokratet, mbarë populli opozitar çdo minutë është me ta gjer në lirimin e tyre të plotë.
Qëndrestarë të pafajshëm, që kërkon Edi Rama me terror policor, t’i mposhtë.
Lironi vëllezërit, kjo është thirrja jonë!