Gjykata e Posaçme shpalli fajtor Avni Bashukajn për “Korrupsion aktiv të gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të drejtësisë” dhe vendosi që të zëvendësojë dënimin me një vit burg me 2 vite shërbim prove.
Bashkuaj është detyruar të mos kryejë vepra të tjera penale dhe të mbajë kontakte me Shërbimin e Provës. Ky vendim erdhi pas një marrëveshjeje të arritur me Prokurorinë e Posaçme dhe është përfundimi i një procesi penal që e akuzonte për veprime të paligjshme në sistemin e drejtësisë.
Shpenzimet procedurale i janë ngarkuar të pandehurit, ndërsa vendimi nuk pranon ankim.