Mbrëmjen e djeshme u zhvillua protesta e opozitës, ku u hodhën molotovë.
Policia e Tiranës ka arrestuar një person dhe pesë të tjerë i ka shoqëruar për në komisariat.
Gjithashtu po vijnë kërkimet edhe për shtatë persona të tjerë të dyshuar, të cilët kanë hedhur molotovë në drejtim të policisë dhe institucioneve.
Personat ishin të maskuar dhe hidhnin bomba molotov ku mbetën të lënduar 10 policë.