Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, priti sot Zëvendëssekretarin e Përgjithshëm të Fondacionit Konrad-Adenauer, Dr. Gerhard Wahlers, dhe drejtorin e zyrës për Shqipërinë Dr.Thomas Kunze.
Në takim u diskutua progresi i Shqipërisë drejt anëtarësimit në BE, prioritetet e sesionit parlamentar dhe përpjekjet për bashkëpunim e dialog konstruktiv me opozitën.
Gjithashtu u diskutua edhe përgjegjësia e partive politike në sistemin demokratik dhe debatin mes tyre si kusht për një demokraci të shëndetshme, rritjen e efiçencës dhe transparencës së veprimtarive parlamentare.