-sidi education-spot_img
7.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

40% e të punësuarve në Shqipëri përdorin forcën e krahut, jo të mendjes, rekord në Europë

Kryesoret

Rreth 40% e shqiptarëve të punësuar pohuan se kanë ngritur ose mbajtur objekte të rënda, ngarkesa ose njerëz, pa ndihmën e një makinerie, në vitin 2023.

Kjo është më shumë se vlerat mesatare në pesë vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor (WB5 37%) dhe BE (34%), evidenton Anketa Europiane për Aftësitë dhe Vendet e Punës që u zhvillua për herë në dytë në Shqipëri në vitin 2023.

Rezultatet treguan se burrat kanë shumë më shumë gjasa të përfshihen në detyra të tilla manuale sesa gratë (47% kundrejt 27%), si dhe punëtorët më të vjetër nëse krahasohen me ata më të rinjtë (48% e atyre të moshës 55- 64 vjeç përkundër 28% të atyre të moshës 25- 34).

Përdorimi i forcës fizike në vendin e punës është më së shumti një tipar i të punësuarve me arsim të nivelit të ulët (54%) dhe të mesëm (46%), ndërkohë që vetëm 15% e atyre me arsim të lartë deklarojnë se e kanë bërë këtë.(lexo KËTU për më shumë)

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit