Një aksident serioz ka ndodhur në Bulevardin Republika të Korçës, ku drejtuesi i një motomjeti ka humbur kontrollin dhe është përplasur me një mur.
Ai është transportuar menjëherë në spital, por gjendja e tij shëndetësore nuk është ende e qartë.
Policia ka nisur hetimet për të zbuluar shkaqet e këtij aksidenti.