-sidi education-spot_img
18.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Ambasadori gjerman: Kosova nuk ka nevojë për vendim final për Asociacionin

Kryesoret

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, theksoi se Kosova nuk kërkohet të ketë një vendim përfundimtar për Asociacionin e komunave me shumicë serbe.

Ai sugjeroi që çështja të dërgohet në Gjykatën Kushtetuese për shqyrtim në përputhje me Kushtetutën e Kosovës, si një hap i nevojshëm për anëtarësimin e shpejtë në Këshillin e Evropës.

“Ne kemi thënë të dërgohet në Gjykatën Kushtetuese në mënyrë që Gjykata ta kontrollojë nëse është në përputhje me Kushtetutën e Kosovës, ky është hapi i parë. Kjo do të ishte e mjaftueshme për ta bërë anëtarësimin në Këshillin e Evropës shumë shpejt sepse, siç tha ai ato takime nuk mund të thirren shumë shpesh për votim , dhe kjo është sqaruar para ca kohe, pa këtë hap nuk ka garanci për shumicën dhe votimi i dështuar do të ishte katastrofik.

Pra duam që të jetë pozitiv, duam që ta kemi Kosovën në Këshill të Evropës, por që Kosova duhet të kryejë punët e veta dhe kjo pritet nga pala, pra kur të hyjë Kosova në organizatë secili qytetarë mund t’i drejtohet si individ gjykatës evropiane për të drejtat e njeriut, qoftë për të drejtat e pensioneve apo kundër edhe vendeve tjera, kjo është pra një detyrë e shtëpisë që nuk është kryer nga këndvështrimi ynë”, tha Rohde.

Rohde gjithashtu nënvizoi rëndësinë e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë dhe konfirmoi mbështetje të vazhdueshme për Kosovën nga Gjermania, duke shpresuar për një pjesëmarrje të kryeministrit të Kosovës në takimin e Procesit të Berlinit javën e ardhshme.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit