Policia e Sarandës ka arrestuar një 28-vjeçar, M.B., i akuzuar për plagosjen me thikë të dy vëllezërve në qytet, ngjarje e ndodhur natën e 8 tetorit.
Sipas autoriteteve, gjatë një konflikti për motive të dobëta, ai ka goditur me thikë shtetasit E.V. (37 vjeç) dhe E.V. (34 vjeç). Të dy vëllezërit janë jashtë rrezikut për jetën.
Policia vazhdon hetimet për rrethanat e ngjarjes dhe për të zbardhur të plotë situatën.