-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Balliu: Qytetarët u ngritën dhe qëndruan të pamposhtur

Kryesoret

Koordinatori për Tiranën në Partinë Demokratike Klevis Balliu me anë të një postimi në rrjetet sociale iu kthen përgjigje kritikëve për protestën që u zhvillua me 7 tetor.
Balliu thotë që ata që nuk protestuan nuk kanë të drejtë që të komentojnë.

“Miliona euro të vjedhura qytetarëve nga Edi Rama një pjesë e marrin këta krijesa mediatike të cilët flasin se nuk duhej protesta, se ishte e dhunshme protesta, se gabim që qytetarët sulmuan Partinë Socialiste, a keni ndërgjegje ju o zotërinj, a keni familje ju o zotërinj dhe zonja, turpi i vetëm për atë godinë është që nuk është vënë para përgjegjësisë më parë.”, shkruan ai.

Më pas ai falenderon të gjithë ata që morën pjesë dhe u ngritën e qëndruan të pamposhtur.

“Herën tjetër do të jemi më shumë dhe do të jemi më të fortë me të tjerë qytetarë që bashkohen çdo orë.”, thekson Balliu.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit