Një shqiptar në Itali është dënuar me 4 vjet e 3 muaj burg nga Gjykata e Livornos për dhunë sistematike ndaj gruas dhe djalit të tij gjatë dy viteve.
Ai kishte ushtruar dhunë fizike dhe kërcënime ndaj tyre, duke tentuar gjithashtu të rinovonte lejen e qëndrimit, që iu refuzua për shkak të keqtrajtimit.
Pas dënimit, 58-vjeçari u deportua në Tiranë, ku iu dorëzua autoriteteve shqiptare.