Ditën e djeshme banorët e njësive administrative Kastriot, Fushë Çidhën, Arras dhe një pjesë e njësisë Tomin dyshohet se janë helmuar nga uji i pijshëm.
Vetëm mbrëmjen e djeshme janë paraqitur në spitalin e urgjencës Rajonal Dibër 15 raste dhe në pediatri rreth 10 të tjera me simptoma dhimbje barku dhe të vjella. Situata po shkon drejt normalizimit pasi nuk janë paraqitur shumë raste në spital.
Njësia Vendore e Kujdesit Shëndetësor kanë marrë mostrat e ujit dhe kanë dal analizat e para, ato mikrobike, të cilat kanë dal pa ngarkesa.
Ndërsa ditën e sotme pritet që të vijë përgjigjja e analizave bakterologjike të dërguara për analizim në laboratorin kombëtar në Tiranë.