Debat dhe përplasje në komisionin hetimor për kontratat në Shëndetësi. Deputetët e opozitës nuk janë lejuar nga garda që të futen në Komisionin Hetimor për koncesionet në shëndetësi.
Komisioni Hetimor që po drejtohet nga Albana Vokshi pa praninë e opozitës kishte filluar punimet. “Me urdhër politik ndaloni deputetët ju”, tha Albana Vokshi, e cila u përplas me Plarent Ndrecën. “Kolegët që hedhin molotovë nuk I mbrojmë ne!’ tha Ndreca.
Vokshi kerkoi mbylljen e mbledhjes por Ndreca tha se pyetja e deshmitareve do te vijoje.