Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka shtrënguar duar me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky, gjatë Samitit të liderëve Ukrainë-Evropë Juglindore në Dubrovnik.
Ajo theksoi rëndësinë e riafirmimit të mbështetjes për të drejtën e popullit ukrainas për të jetuar në liri.
“Në Samitin e liderëve Ukrainë-Evropë Juglindore në Dubrovnik për ta riafirmuar mbështetjen për të drejtën e popullit ukrainas për të jetuar në liri!”, ka shkruar Osmani.
Në këtë ngjarje është i pranishëm edhe presidenti serb, Aleksander Vuçic.