Sekretari për Çështjet Ekonomike dhe Financave në Partinë e Lirisë, Petraq Milo në deklaratën për mediat foli rreth rreth rritjes ekonomike dhe pensionistëve.
Milo u shpreh se qeveria premtoi që brenda muajit tetor do të rriste pensionet, por vendosi vetëm indeksimin në masën 4.1%.
Ai tha që qeveria akoma vijon që ti mbajë me premtime pensionistët dhe theksoi se gjatë tre viteve e ka varfëruar shtresën e mbi 790 mijë pensionsitëve.
“Pensioni mesatar në Shqipëri është rritur nga 163 euro në 170 euro me rritjen 4.1%, ndërsa pensioni mesatar në Kosovë është rritur nga 310 euro në 350 euro. Partia e Lirisë për vitin 2024 propozoi rritjen e pagave për të gjithë administratën pa diferencime në bazë të indeksit të inflacionit për çmimet e konsumit të vitit 2023, si dhe të përqindjes së rritjes reale ekonomike të vitit 2023 në 3.4%; rritjen e pensioneve të të gjitha kategorive dhe të përfitimeve sociale në bazë të indeksit të inflacionit të artikujve ushqimore të vitit 2023 në 9.4%, si dhe të rritjes ekonomike reale në vitin 2023 në 3.4%”, tha ai.