Në protestën që ndodhi me 7 tetor u hodhën molotov edhe flakadanë. Në lidhje me këto këto akte të dhunshme policia arrestoi 49-vjeçarin Sokol Bushkolaj banues në Krujë për veprat penale “Goditjet për shkak të detyrës”, “Shkelja e rregullave mbi lëndët plasëse dhe djegëse” dhe “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”.
Gjithashtu u arrestua edhe 47-vjeçari Gentjan Tuga banues në Tiranë për veprat penale “Goditjet për shkak të detyrës” dhe “Shkatërrimi i pronës”.
Ndërsa H.B., 68 vjeç, I. T., 49 vjeç, K. K., 43 vjeç, M. T., 24 vjeç, dhe një 17-vjeçar u proceduan penalisht, për veprat penale “Prishja e rendit dhe qetësisë publike” dhe “Kundërshtimi i punonjësit të Policisë së rendit publik”.
Ndërkohë materialet i kaluan prokurorisë për veprime të mëtejshme.