Ditën e sotme në orën 12:30 , Gjykata e Tiranës do të shqyrtojë kërkesën e avokatëve të deputetit Ervin Salianji, për shtyrje të ekzekutimit të dënimit me burg.
Kjo kërkesa është depozituar që më 27 shtator, ku Salinji u vetëdorëzua në polici, pasi u dënua me 1 vit burg për kallëzim të rremë. Salianji ndodhet në burgun e Fierit dhe në seancë do të marrin pjesë avokatët e tij, të cilët priten që të tërhiqen nga kërkesa pasi nuk ka më objekt.
Me datë 15 tetor do të shqyrtohet kërkesa për pezullimin e dënimit me burg.