-sidi education-spot_img
23.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Berisha për inaugurimin e Namazgjasë: Të bashkohemi kundër ndasive fetare për motive politike!

Kryesoret

Gjatë fjalës së tij në tubimin te “Rruga e Shpresës”, lideri i Partisë Demokratike, Sali Berisha, komentoi inaugurimin e Xhamisë së Namazgjasë në Tiranë nga Presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan. Ai shprehu shqetësim për mungesën e kreut të Komunitetit Mysliman të Shqipërisë (KMSH), duke e cilësuar këtë si një ofendim për besimtarët.

“Mungesa e kreut të KMSH në ceremoni ishte një ofendim për çdo besimtar. Edi Rama është angazhuar për të ndarë fetë dhe besimet,” tha Berisha, duke theksuar se Partia Demokratike dënon këtë sjellje dhe do të respektojë parimet e Kushtetutës për ndarjen e shtetit nga feja.

Ai i bëri thirrje besimtarëve, pa dallim feje, që të bashkohen për të kundërshtuar ata që nxisin ndasi fetare për qëllime politike. Berisha theksoi se inaugurimi i Xhamisë së Namazgjasë ishte një moment i veçantë për komunitetin mysliman shqiptar, duke e cilësuar ndërtimin e saj si një arritje pas shumë vitesh pengesash.

“Edi Rama e pengoi dorëzimin e pronës komunitetit mysliman për 11 vjet. Tani, më në fund, xhamia është ndërtuar,” tha ai, duke shprehur mirënjohje për të gjithë ata që kontribuuan në këtë projekt.

Në përfundim, Berisha kritikoi qëndrimin e Ramës dhe kërkoi që të gjithë të kontribuojnë në ruajtjen e tolerancës dhe bashkëveprimit ndërfetar si vlera të rëndësishme të shoqërisë shqiptare.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit