Dy vite më parë, Armina Mevlani dhe Shkëlzen Berisha kurorëzuan dashurinë e tyre shumëvjeçare në martesë.
Armina u emocionua ndërsa kujtoi në programin “Rudina” ditën e rëndësishme, për të cilën tha se duhet realizuar sepse ndodh vetëm një herë.
Krahas kësaj, Armina u pyet edhe për situatën e kryetarit të Partisë Demokratike, Sali Berishës i cili ndodhet nën arrest shtëpie.
“Sigurisht përtej çështjes politike nuk është përjetuar mirë dhe është diçka jo e drejtë në këndvështrimin e shumë njerëzve, por edhe në realitet. Megjithatë, shpresojmë për më mirë në vazhdim. Jemi në kontakt. Me thënë të drejtën, unë kam kuptuar me kalimin e kohës, qoftë në familje apo në marrëdhënie dhe gjithçka është shëndeti dhe për sa kohë që njerëzit janë të shëndtshëm dhe të fortë, do të dalë drita e diellit, e sigurt që po.”, u shpreh Armina.