Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha në fjalën e tij në tubim u shpreh se beteja e opozitës pa kthim është beteja e historisë.
Berisha theksoi se kjo betejë merr përsipër që të përmbysë diktaturën e bazuar në krimin, drogën dhe vjedhjen e qytetarëve, të vetmen në Europë.
“Të përmbysë regjimin e organizatave kriminale shtetëore në qeveri, parlament, narkopolici, narkodrejtësi dhe institucione të tjera. Merr përsipër pra, të shpëtojë Shqipërinë dhe ta rivendosë atë në rrugën e zhvillimit, në rrugën e shtetit ligjor, rrugën e begatimit. Merr përsipër para së gjithash, pasuritë e kësaj toke të bekuar, ti shndërrojë në mirësi, begati, për qytetarët e saj.”, tha lideri i opozitës.