Në Gjadër është cdo gjë gati për të pritur emigrantët nga Italia. Gjatë ditës së sotme pritet që brenda kampit të zhvillojë një vizitë ambasadori italian, i cili do të shohë nga afër punimet që janë kryer.
Vendi në Gjadër është dorëzuar për testim më 9 Tetor. Brenda kampit ka një qendër për ndalimin e azilkërkuesve (880 vende), një CPR (144 vende) dhe një burg (20 vende).
Qendra e parë e pritjes në portin e Shëngjinit, e cila tashme ishte gati prej muajsh, është vendi ku do të kryhen procedurat e hyrjes më pas o të zhvendosen për t’u akomoduar në Gjadër.