Ditën e sotme një çift shqiptar u arrestua në Athinë pasi në makinën e tyre u gjetën armë dhe ekspoziv. Çifti shqiptar u identifikua dhe 39-vjeçari është Armiol Rrasa nga fshati Gradishtë i Divjakës dhe 33-vjeçarja Daniela Luari.
Armiol Rrasa është person me precedentë penalë në Shqipëri dhe në Greqi. Në Greqi, ai është dënuar me burg për trafik droge në vitin 2008 dhe është liruar në vitin 2015. Ndërsa Daniela Luari rezulton pa precedentë penale në Greqi. Ajo rezulton e ndaluar vetëm një herë për mungesë të lejes për shërbim.
Ndërkohë policia greke po vijon hetimet për veprimtarinë kriminale të çiftit shqiptar, ndërsa nuk dihet arsyeja e mbajtjes së armës dhe tritolit në makinë.
Arrestohet çifti shqiptar me armë dhe eksploziv në makinë, zbulohen detaje të reja